KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vazhdon asfaltimi i rrugës që lidh Reçanin me Lubinjën e Epërme dhe të Poshtme në Prizren

Vazhdon asfaltimi i rrugës që lidh Reçanin me Lubinjën e Epërme dhe të Poshtme në Prizren

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se sot ka vazhduar asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Reçan me Lubinjën e Epërme dhe Lubinjën e Poshtme në Komunën e Prizrenit.

Sipas Bashës, projekti përfshin një gjatësi prej 8.45 kilometrash dhe ka vlerë të përgjithshme prej 1.5 milionë eurosh, nga të cilat 1.2 milionë euro financohen nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se projekti po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe përfshin një sërë ndërhyrjesh infrastrukturore, përfshirë demolimin e shtresave ekzistuese të asfaltit, punimet tokësore, gërmimet dhe përgatitjen e shtresave të tamponit, si dhe ndërtimin e shtresave të reja të betonit dhe asfaltit.

Ndër të tjera, projekti parasheh ndërtimin e rreth 100 pilotave dhe murit mbrojtës, me qëllim të përforcimit dhe mbrojtjes së segmenteve ku nevojiten ndërhyrje të tilla. Punimet përfshijnë edhe realizimin e lëshesave rrethore.

Basha ka theksuar se bëhet fjalë për një projekt të pritur prej kohësh nga banorët e kësaj zone, i cili tashmë po realizohet me mbështetjen financiare të Qeverisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.