KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Luis Enrique ia jep një këshillë Doués

Luis Enrique ia jep një këshillë Doués

Désiré Doué po shkëlqen me Paris Saint-Germain dhe trajneri Luis Enrique dëshiron që talenti francez të vazhdojë në të njëjtën rrugë, pa u ndikuar nga presioni dhe pritshmëritë e mëdha.

21-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer, duke shënuar katër gola dhe dhënë katër asistime në 12 ndeshje.

Ai shkëlqeu kundër Manchester Cityt dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve, ndërsa realizoi edhe golin e parë sezonal në kampionat ndaj Strasburgut.

Megjithatë, Luis Enrique beson se sfida më e madhe për të është të përballojë vëmendjen e madhe që krijohet rreth tij.

“Për një lojtar me këtë nivel teknik dhe në këtë moshë, gjëja më e vështirë është të menaxhojë zhurmën rreth vetes”, deklaroi trajneri spanjoll.

Ai e lavdëroi Douén për profesionalizmin dhe përkushtimin, duke theksuar se futbollisti dëshiron gjithmonë ta ndihmojë ekipin, edhe kur nuk është në fushë.

“Ka një kapacitet të jashtëzakonshëm pune. Kur e zëvendëson, qëndron në stol duke buzëqeshur, sepse dëshiron të ndihmojë skuadrën”, tha Luis Enrique.

Për trajnerin e PSG-së, mesazhi për talentin francez është i thjeshtë: të mbetet modest, të ruajë ambicien dhe të mos ndryshojë mënyrën se si po luan.

“E inkurajoj të vazhdojë kështu. Të jetë modest dhe ambicioz. Le të vazhdojë të bëjë atë që po bën”, përfundoi ai. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.