KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Araujo rilind në Liverpool, të gjithë janë të çmendur pas uruguaianit

Araujo rilind në Liverpool, të gjithë janë të çmendur pas uruguaianit

Ronald Araujo po përjeton një rilindje të vërtetë te Liverpooli, pas një periudhe të vështirë te Barcelona.

Mbrojtësi uruguaian ka gjetur ambientin ideal në Angli, ku me paraqitjet e tij po fiton zemrat e tifozëve, shokëve të skuadrës dhe trajnerit Andoni Iraola.

Pas problemeve që lidhen me shëndetin mendor, Araujo kishte arritur të rikthehej te Barcelona, duke fituar edhe Superkupën e Spanjës.

Megjithatë, pas tetë vitesh në klubin katalanas, ai vendosi të niste një aventurë të re, duke kaluar te Liverpooli në formë huazimi, me të drejtë blerjeje për 55 milionë euro.

Në fanellën e skuadrës angleze, uruguaiani është shndërruar në një element të rëndësishëm.

Ai ka luajtur si mbrojtës i djathtë dhe qendërmbrojtës, duke regjistruar 13 paraqitje dhe 872 minuta këtë sezon.

Araujo ka kontribuar edhe në sulm, me gola në Ligën e Kampionëve ndaj LASK-ut dhe Villarrealit, si dhe me një asistim kundër Atletico Madridit.

Paraqitjet e tij të fundit kanë marrë vlerësime të mëdha. Pas fitores 2-0 ndaj Brightonit, ai u shpall lojtari i javës në Premier League, duke marrë 35 për qind të votave.

Përveç forcës fizike dhe shpejtësisë, mbrojtësi spikati me ndërhyrjet vendimtare, rikuperimet dhe duelet e fituara.

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, vlerësoi energjinë dhe lidershipin e uruguaianit, duke theksuar se agresiviteti i tij në momentet e duhura ndihmon të gjithë ekipin.

Edhe trajneri Iraola është i impresionuar nga paraqitjet e tij.

“Ai është fantastik në duele. Besoj se të gjithëve u pëlqen ta shohin duke luftuar. Në aspektin defensiv është në një nivel shumë të lartë dhe jam i lumtur për të”, deklaroi tekniku.

Araujo duket se ka lënë pas periudhën e vështirë në Barcelonë dhe në Liverpool po dëshmon se mund të rikthehet ndër mbrojtësit më të mirë.

Tashmë, mbetet të shihet nëse klubi anglez do ta shfrytëzojë mundësinë për ta blerë përfundimisht. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.