KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ferizajit po i shtohet një park i ri në ish-lokacionin e Stacionit të Autobusëve

Ferizajit po i shtohet një park i ri në ish-lokacionin e Stacionit të Autobusëve

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se po realizohet projekti për ndërtimin e një parku të ri në ish-lokacionin e Stacionit të Autobusëve në këtë qytet.

Përmes një postimi, Aliu ka bërë të ditur se hapësira e re do të përfshijë zona të gjelbra, kënde rekreative dhe hapësira sportive, duke synuar krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për qytetarët.

Ai ka theksuar se projekti po realizohet në përputhje me zotimin e dhënë, ndërsa parku do të jetë pjesë e konceptit të zgjerimit të hapësirave të gjelbra në qytetin e Ferizajt.

Sipas Aliut, kjo hapësirë do të kontribuojë në përmirësimin e ambientit urban dhe në krijimin e mundësive më të mira për rekreacion dhe aktivitete sportive për qytetarët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.