KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjilani ndan 170 mijë euro subvencione për “Stacionin e Autobusëve” dhe ndërmarrjen “Tregu”

Gjilani ndan 170 mijë euro subvencione për “Stacionin e Autobusëve” dhe ndërmarrjen “Tregu”

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar ndarjen e 170 mijë eurove për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike lokale, “Stacioni i Autobusëve Gjilan” dhe “Tregu”.

Sipas njoftimit të Komunës, propozimi i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik është miratuar me votat e të gjithë asamblistëve.

Me këtë vendim, secila ndërmarrje do të përfitojë nga 85 mijë euro. Mbështetja financiare për “Stacionin e Autobusëve Gjilan” synon stabilizimin e gjendjes së tij financiare, ndërsa për ndërmarrjen “Tregu” përmirësimin e kapaciteteve operative.

Komuna ka bërë të ditur se këto subvencione synojnë të kontribuojnë në funksionimin më të mirë të ndërmarrjeve dhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.