Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    QMK: Intervenime në gjithë territorin e vendit për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve

    January 10, 2026

    Sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në Ferizaj, dy policë dhe i dyshuari marrin tretman mjekësor

    January 10, 2026

    Ikona e Barcelonës për sulmuesin e Real Madridit: Gonzalo një lojtar fantastik, po shfrytëzon çdo mundësi

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • QMK: Intervenime në gjithë territorin e vendit për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve
    • Sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në Ferizaj, dy policë dhe i dyshuari marrin tretman mjekësor
    • Ikona e Barcelonës për sulmuesin e Real Madridit: Gonzalo një lojtar fantastik, po shfrytëzon çdo mundësi
    • Seanca për korrupsion në BKS, disa kërkuan ndihmë mjekësore
    • Qielli mbi Birmingham shkëlqen në rozë, banorët mbesin të habitur
    • Arrestohet shoferi, ra në përrua me veturë dhe nuk ndihmoi pasagjerin i cili është zhdukur
    • Rritet numri i lindjeve, mbi 1 mijë e 716 lindje u kryen gjatë vitit 2025 në Spitalin e Mitrovicës
    • Një kamion i pazakontë shfaqet në Budapest – dhe nuk është vetëm ajo!
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 10
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Rita Ora mahnit me format trupore dhe elasticitetin e saj në promovimin e veshjeve të reja sportive të “Primark”

    Rita Ora mahnit me format trupore dhe elasticitetin e saj në promovimin e veshjeve të reja sportive të “Primark”

    korrektpressBy korrektpressJanuary 6, 2026 Primark 4 Mins Read
    Rita Ora mahnit me format trupore dhe elasticitetin e saj në promovimin e veshjeve të reja sportive të
    Rita Ora mahnit me format trupore dhe elasticitetin e saj në promovimin e veshjeve të reja sportive të "Primark"
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Rita Ora është parë duke u stërvitur me veshje sportive minimaliste, teksa lansoi koleksionin e saj më të ri në bashkëpunim me Primark.

    Këngëtarja 35-vjeçare ka sjellë disa koleksione me këtë brend të njohur të rrugëve tregtare, pas bashkëpunimit të parë në vitin 2023 — ndërsa këtë herë po hyn edhe në botën e veshjeve sportive, së bashku me artistin e hip-hopit, Krept.

    Koleksioni më i ri, i quajtur “Every Move Counts”, është frymëzuar nga dashuria e Ritës për Pilates dhe është dizajnuar që të vishet si brenda, ashtu edhe jashtë studios, shkruan DailyMail.

    Në një sërë fotografish promovuese, Rita shihet duke testuar veshjet sportive në një makinë Pilates reformer.
    Ajo ka veshur një bluzë të shkurtër ngjyrë çokollate me pjesë të pasme të zgjatur, të kombinuar me pantallona të shkurtra të ngushta me bel të lartë.

    Në një dukje tjetër, Rita ka zgjedhur “Rita Ora Gathered Tech Jacket” (22 £) të kombinuar me pantallona sportive të njëjta.

    “Ky koleksion me Primark është frymëzuar nga dashuria ime për Pilates-in dhe ai ekuilibër mes forcës, vetëbesimit dhe lehtësisë,” tha Rita.

    “Desha pjesë që të mbështesin kur po e shtyn veten në maksimum, por që njëkohësisht të duken të buta, elegante dhe aq stil që t’i veshësh edhe jashtë studios”.

    Ajo shtoi: “Nga materialet modeluese deri te shtresat super të buta, gjithçka është dizajnuar të lëvizë bashkë me ty — qoftë duke u stërvitur, duke u shtrirë apo thjesht duke kryer punët e përditshme. Bëhet fjalë për ta rishkruar performancën sipas kushteve të tua, për t’u ndier i sigurt në trupin tënd dhe për të dukur mirë”.

    “Jam shumë krenare për mënyrën si ky koleksion bashkon stilin dhe funksionalitetin në një mënyrë të thjeshtë dhe reale!”.

    Pjesët më të reja të Ritës, me çmime që variojnë nga 2.50 deri në 26 paund, ofrojnë mbështetje shtesë rreth pjesës qendrore të trupit, duke përforcuar edhe seancat më intensive të palestrës.

    Veshjet e linjës për femra janë të krijuara që të ndjekin lëvizjen natyrale të trupit — qofshin duke vrapuar për të kapur autobusin apo në rutinen e treadmill-it.

    Ndërkohë, koleksioni për meshkuj — i modeluar nga muzikanti Krept — është menduar për stërvitje, ditë pushimi dhe ushtrime dimërore, me materiale që thithin djersën dhe dizajne kundër fërkimit, të përshtatshme për intensitet të lartë.

    Duke folur për bashkëpunimin, Krept tha: “Besoj që të gjithë duhet të kenë qasje në veshje të mira sportive, jo vetëm atletët apo influencerët. Prandaj bashkëpunimi me Primark më dukej i duhuri — ka të bëjë me performancë dhe vetëbesim, pa barriera”.

    Foto: Primark/Instagram

    Rita po bashkëpunon me këtë zinxhir të njohur që nga viti 2023 dhe ka sjellë disa koleksione me të. Në njërin prej tyre, ajo madje ka pozuar edhe me nënën e saj psikiatre, Vera.

    Këngëtarja ka shfaqur linjat e trupit teksa ka pozuar me një sërë veshjesh festive — përfshirë një fustan të zi elegant për mbrëmje dhe një fustan midi prej 25 £ me çarje të theksuar në pjesën e këmbës.

    Foto: Primark/Instagram

    Me flokët e lëshuara, autorja e hitit “Hot Right Now” pozoi me duart mbi kokë, ndërsa në një tjetër foto u shtri në tokë duke vënë në pah këmbët.

    Më pas, Rita veshi një minifustan elegant të zi, pa shpinë, me korse dhe fund në stil “skater”, të kombinuar me dekolte katrore.
    Ajo theksoi belin me një fjongo të madhe në pjesën e pasme dhe aksesorizoi me byzylyk të trashë dhe vathë ari.

    Foto: Primark/Instagram

    Rita u shoqërua edhe nga nëna e saj glamuroze, Vera, 60-vjeçare, e cila modeloi një xhaketë të bardhë elegante me një kopës, me çmim 34 £, të kombinuar me pantallona të shkurtra në të njëjtën ngjyrë me çmim 18 £.

    Më pas, Vera veshi një fustan midi kafe me mëngë të gjata dhe material të ribuar, me çmim 21 £, duke treguar figurën e saj elegante.

    Foto: Primark/Instagram

    Duke komentuar bashkëpunimin, Rita Ora tha: “Jam shumë e emocionuar që po lansoj koleksionin tim të ri me Primark. Ka energji të ndryshme — sidomos veshjet e mbrëmjes që të mbulojnë për çdo rast: darkë, koktej apo vallëzim!”

    “Nëse dëshironi më shumë shkëlqim apo diçka më të thjeshtë, kemi pallto, kemi tekstura — kemi gjithçka! Edhe mamaja ime e mrekullueshme, Vera, u bashkua për të modeluar disa nga veshjet — ishte shumë argëtuese, ajo është një yll!”. /Telegrafi/

    Foto: Primark/Instagram

    TË TJERA

    Rita Ora mahnit me format trupore, e nis janarin në pushime tropikale

    Rita Ora shfaq reçipetat e saj me një bluzë transparente, ndërsa shijon një mbrëmje në ‘Chateau Marmont’ në Los Angeles

    Rita Ora sfidon të ftohtin me gjashtë veshje spektakolare në natën e Vitit të Ri, teksa prezanton për të tretin vit radhazi në Times Square në New York

    Rita Ora mahnit me veshjet gjatë paraqitjes së saj në New York

    Rita Ora mahnit në NYC me dy veshje elegante gjatë provave për “New Year’s Rockin’ Eve 2026”

    LEXO GJITHASHTU

    QMK: Intervenime në gjithë territorin e vendit për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve

    January 10, 2026

    Sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në Ferizaj, dy policë dhe i dyshuari marrin tretman mjekësor

    January 10, 2026

    Ikona e Barcelonës për sulmuesin e Real Madridit: Gonzalo një lojtar fantastik, po shfrytëzon çdo mundësi

    January 10, 2026

    Seanca për korrupsion në BKS, disa kërkuan ndihmë mjekësore

    January 10, 2026
    TË TJERA

    Qielli mbi Birmingham shkëlqen në rozë, banorët mbesin të habitur

    January 10, 2026

    Arrestohet shoferi, ra në përrua me veturë dhe nuk ndihmoi pasagjerin i cili është zhdukur

    January 10, 2026

    Rritet numri i lindjeve, mbi 1 mijë e 716 lindje u kryen gjatë vitit 2025 në Spitalin e Mitrovicës

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.