KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Për herë të parë në Serbi, studentët fshijnë grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

Për herë të parë në Serbi, studentët fshijnë grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

Pas fitores në zgjedhjet parlamentare në Serbi, aktivistët kanë vazhduar aksionin për largimin e grafiteve nxitëse dhe përçarëse nga muret e ndërtesave në Beograd.

Një ditë pasi u fshi një grafit me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve, që përdorte termin përçmues “Shiptar”, sot është mbuluar edhe mbishkrimi “Kad se vojska na Kosovo vrati” (“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”).

Aksionin e sotëm në rrugën Sremska, në qendër të Beogradit, e ndërmori aktivisti Miodrag Kapor, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Ai tha se aksionet po vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, tashmë në kushte më të sigurta.

Grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është kritikuar prej kohësh për mesazhin nacionalist dhe kërcënues që përcjell. Në versione të tjera të kësaj parulle është përdorur edhe një vazhdim me përmbajtje kërcënuese ndaj shqiptarëve.

Fshirja e mbishkrimit nxiti reagime në rrjetet sociale, ku disa përdorues e fyen dhe e kërcënuan aktivistin.

Aksionet kundër grafiteve të urrejtjes po zhvillohen në një moment të rëndësishëm politik në Serbi, pas fitores së lëvizjes studentore në zgjedhjet parlamentare të 26 tetorit.

Megjithatë, qëndrimi i lëvizjes studentore ndaj Kosovës mbetet nacionalist, pasi ajo e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.