“Duhej që të ishte strehimorja e punëtorëve që punojnë për ndërtimin e kësaj pishine këtu, por, për fat të keq është kthyer në çerdhe të narkomanëve. Siç shihet nga mbetjet këtu konsumohen lloje të ndryshme të drogave por që fatkeqësia të jetë edhe më e madhe, ky objekt i vogël ndodhet pikërisht në oborrin e shkollës fillore “Kirili e Metodij”
Drejtoresha e Shkollës thotë se përmes kamerave të sigurisë kontrollon gjithçka, por për fenomenin ka mësuar nga mediat. Më e keqja është se, ky vend as edhe nuk është izoluar nga shkolla që të mos kenë qasje fëmijët, të cilët rrezikohen edhe nga gropat e pishinës që kanë mbetur të hapura. Drejtoresha e shkollës thotë se rastin e ka lajmëruar në Polici, por policia e Tetovës mohon një gjë të atillë.
Gazetari:A e keni denoncu rastin në polici dhe a keni marrë masa për izolimin e objektit sepse është në oborrin e shkollës tuaj?
“Është në oborrin e shkollës tonë mirëpo ne më nuk kemi ingerenca se atë pjesë e ka marr investitori dhe për këtë duhet investitori të kujdeset se nuk është nën përkujdesjen tonë dhe unë baraz me ju e kam parë atë incizim” ,është përgjigjur Sihana Kaba Kasami, Drejtoreshe e Sh.F. “Kirili e Metodij”.
“Në sektorin e punëve të Brendshme të Tetovës gjatë javës së shkuar por edhe më parë, nuk ka raportim zyrtar të një gjëje të tillë”, tha Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.
“Brenda ditës kemi edhe sigurim pra kemi dy polic që janë të disperzuar këtu në shkollën tonë që ndjekin procesin mësimor dhe lëvizjen e nxënësve në pushimin e gjatë”, u shpreh drejtoresha Kasami.
Por policia hedh poshtë edhe pohimet e drejtoreshës së në shkollën “kirili e Metodij” ka të disperzuar dy polic që kujdesen për sigurinë e nxënësve.
“Enkas për asnjë shkollë nuk ka, por ku ka dy shkolla, pjesëtarë të policisë patrullojnë apo mbulojnë dy objektet”, tha Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.
Pasiguria e nxënësve në këtë shkollë, e theksuar shumë edhe me parkimin e automjeteve nga të punësuarit pikërisht në oborrin e shkollës ku gravitojnë filloristë./Alsat.mk.

