KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Ndodh për herë të parë në historinë e Big Brother – futen banorët e parë në shtëpi

Ndodh për herë të parë në historinë e Big Brother – futen banorët e parë në shtëpi

Surprizat për edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova kanë nisur edhe para premierës zyrtare.

Ndonëse spektakli ishte paralajmëruar të fillonte më 30 tetor, produksioni ka vendosur që publiku të ketë mundësi të ndjekë hyrjen e banorëve të parë që sonte.

Për herë të parë, sipas njoftimit të publikuar, konkurrentët do të nisin aventurën e tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë një natë para spektaklit të madh.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Big Brother VIP Kosova në Instagram, ku publiku është ftuar të ndjekë transmetimin e drejtpërdrejtë.

“Hapni kanalet – Futen në shtëpi banorët e parë”, thuhet në njoftimin e produksionit.

Ky vendim pritet ta shtojë edhe më shumë kureshtjen e publikut, i cili prej ditësh po diskuton për emrat që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni.

Ndërkohë, mbetet të zbulohet se cilët do të jenë tre banorët e parë që do të hyjnë në shtëpi dhe si do të nisë aventura e tyre në Big Brother VIP Kosova 5. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.