KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Të premten nis Big Brother VIP Kosova 5 – Alaudin Hamiti ngre kureshtjen me paralajmërimin e fundit

Të premten nis Big Brother VIP Kosova 5 – Alaudin Hamiti ngre kureshtjen me paralajmërimin e fundit

Pritjes po i vjen fundi.

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova nis këtë të premte, më 30 tetor.

Një nga sinjalet e fundit vjen nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili ka publikuar në InstaStory një pamje nga logoja e spektaklit.

Foto: Screenshot/Instagram

“Të gjithë sytë dhe veshët katër, Diçka po vjen”, ka shkruar në InstaStory.

Mesazhi i tij ka shtuar edhe më shumë kureshtjen rreth asaj që pritet të ndodhë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Megjithëse nuk ka dhënë detaje të tjera, kjo deklaratë vjen vetëm pak para nisjes së sezonit të ri, kur publiku është në pritje të zbulimit të personazheve që do të bëhen pjesë e lojës.

Këtë edicion, Hamiti ka paralajmëruar edhe ndryshime të mëdha, duke lënë të kuptohet se spektakli mund të sjellë risi në krahasim me sezonet e mëparshme.

Sido që të jetë, u bë e ditur se opinionistë janë: Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.