KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Morën gjobë prej 602 euro për në rastin e Julian Alvarezit, katalanasit nuk pajtohen me vendimin

Morën gjobë prej 602 euro për në rastin e Julian Alvarezit, katalanasit nuk pajtohen me vendimin

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) e ka gjobitur Barcelonën me 602 euro për një kontakt të konsideruar të paligjshëm me sulmuesin e Atlético Madridit, Julián Álvarez, raportojnë mediat spanjolle.

Hetimi i RFEF-së ka zbuluar se më 15 maj është zhvilluar një takim mes drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco, dhe Fernando Hidalgos, agjentit të atëhershëm të sulmuesit argjentinas.

Barcelona kundërshton vendimin

Sipas raportimeve, komunikimi i parë me shkrim nga Barcelona drejtuar Atlético Madridit lidhur me këtë çështje është bërë më 28 maj.

Federata e ka cilësuar shkeljen si të lehtë dhe e ka ndëshkuar klubin katalanas në bazë të nenit 133 të Kodit Disiplinor, duke shqiptuar një gjobë prej 602 eurosh, dukshëm më të ulët se sanksioni që parashikohet nga neni 93.

Megjithatë, pavarësisht vlerës së vogël të gjobës, Barcelona nuk pajtohet me vendimin dhe ka bërë të ditur se do ta apelojë atë. Klubi beson se ka vepruar në mënyrë të drejtë dhe kundërshton parimin mbi të cilin është bazuar ndëshkimi.

telegrafi.com

Barcelona e dëshironte Álvarezin

Interesi i Barcelonës për Julián Álvarezin nuk është i ri. Klubi katalanas e ka konsideruar sulmuesin argjentinas si një alternativë për repartin ofensiv, në funksion të zëvendësimit të Robert Lewandowskit dhe Ferran Torresit.

Sipas raportimeve, Barcelona kishte qenë e gatshme të ofronte 100 milionë euro për shërbimet e tij. Megjithatë, drejtori ekzekutiv i Atlético Madridit, Miguel Ángel Gil Marín, ka deklaruar vazhdimisht se klubi nuk dëshiron ta shesë sulmuesin te një rival në La Liga.

Në të njëjtën kohë, sipas artikullit, edhe Real Madridi kishte shfaqur interesim për Álvarezin, por Atlético e kishte refuzuar një ofertë prej 150 milionë eurosh.

telegrafi.com

Álvarez kishte shprehur dëshirën për t’u larguar

Vetë Álvarez kishte deklaruar se dëshironte të largohej nga Atlético Madridi, duke sugjeruar se një transferim mund të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët. Këto deklarata shkaktuan pakënaqësi te një pjesë e tifozëve të klubit madrilen.

Më vonë, sulmuesi argjentinas kërkoi falje për fjalët e tij, pranoi se kishte gabuar me deklaratat dhe theksoi se e kuptonte zemërimin e tifozëve.

Álvarez ka zhvilluar 115 ndeshje me fanellën e Atlético Madridit, duke shënuar 51 gola në të gjitha garat.

Ndërkohë, Barcelona do të përpiqet ta rrëzojë vendimin e federatës përmes ankesës, ndërsa çështja e gjobës prej 602 eurosh mbetet një tjetër zhvillim në prapaskenat e interesimit të klubit katalanas për sulmuesin argjentinas. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.