KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Austriaku thyen rekordin botëror, ecën mbi një litar në lartësi prej 150 metrash

Austriaku thyen rekordin botëror, ecën mbi një litar në lartësi prej 150 metrash

Austriaku Florian Zoller ka vendosur një rekord botëror në disiplinën e slackline-it, pasi ka përshkuar 144 metra mbi një litar të posaçëm, të shtrirë mes dy kabinave të teleferikut në malet e Tirolit.

Kalimi u realizua në një lartësi deri në 150 metra mbi tokë dhe zgjati 15 minuta e 30 sekonda. Rekordi u konfirmua zyrtarisht nga komisioni sportiv i ISA-s më 29 tetor.

Zoller ka 17 vjet që praktikon slackline-in, një disiplinë që kërkon ekuilibër, përqendrim dhe kontroll të jashtëzakonshëm të trupit.

Në këtë sport, pjesëmarrësit ecin mbi një shirit të ngushtë e elastik, të tendosur mes dy pikave të fiksimit. Në dallim nga litari tradicional, slackline-i lëviz dhe lëkundet gjatë ecjes, duke e bërë ruajtjen e ekuilibrit edhe më sfiduese.

Rekordi i Zollerit është një tjetër dëshmi e aftësive dhe përgatitjes së nevojshme për të realizuar kalime të tilla në lartësi ekstreme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.