KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kërkesat e qarta të protestuesve: Shkarkime, burgosje e ndjekje penale

Kërkesat e qarta të protestuesve: Shkarkime, burgosje e ndjekje penale

Protestuesit janë duke qëndruar përpara objektit të Qeverisë së Kosovës, ku po kërkojnë drejtësi dhe llogari për rastin e Arlinda Zekajt.

Njëra prej tyre, e cila është edhe organizatore, Anita Nika, i përmendi saktësisht kërkesat e tyre.

“Kërkojmë shkarkimin, ndjekje penale dhe burgosjen e Kryeprokurores së rastit Lumturie Vuqetaj.

Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e prokurores së rastit Suada Rama Hamza.

Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen të kryetarit të Gjykatësës Shemsedin Haxhiaj.

Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e gjykatësit Migjen Kastratit.

Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen, të u.d drejtoreshës së GJKS Shpresa Lukaj.

Kërkojmë dorëheqjen e Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e gjykatësit, e policit të lodhur, Farukut.

Kërkojmë dorëheqjen e ministres së drejtësisë Donika Gërvalla.

Kërkojmë dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme Xhelal Sveçlës.

Kërkesat tona të qarta, s’duam suspendime, duam shkarkime, burgosje e ndjekje penale" – tha Nika.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.