Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi, në komunat e Istogut dhe Ferizajt, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimeve në terren janë evidentuar mangësi që paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
Për këtë arsye, janë nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në të dy objektet, deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë inspektimet në terren dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj subjekteve që nuk i respektojnë kërkesat për siguri dhe shëndet në punë.
Po ashtu, ky institucion u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:

