KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Po shkëlqen te Grasshoppersi, Samuel Krasniqi ende i pavendosur mes Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës

Po shkëlqen te Grasshoppersi, Samuel Krasniqi ende i pavendosur mes Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës

Sulmuesi i Grasshoppersit Samuel Krasniqi ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar.

19-vjeçari ishte kontaktuar nga grupmoshat e Kosovës dhe Shqipërisë, por fillimisht zgjodhi të luajë për Zvicrën U21.

Ai në një intervistë për gazetën zvicerane Blick foli edhe për marrëdhënien shumë të afërt me kapitenin e tij, Amir Abrashi, i cili e ndihmon vazhdimisht në zhvillimin e tij si futbollist.

“Kam një marrëdhënie shumë të afërt me Amirin. Ai është bashkëlojtari im më i mirë në ekip. Më ndihmon shumë, por është edhe i rreptë me mua, në mënyrë pozitive. Nuk mendoj se do të isha këtu ku jam sot po të mos e kisha një lojtar si ai pranë vetes”.

Ashtu si Abrashi, edhe Krasniqi ka rrënjë shqiptare, nga Shqipëria dhe Kosova. Për këtë arsye, futbollisti i Përfaqësueses U21 të Zvicrës ka mundësinë që në të ardhmen të zgjedhë mes tri kombëtareve.

“Kombëtarja është një vendim shumë personal për mua. Nuk jam ende në pikën ku mund të them se kam vendosur për një shtet. Po i mbaj të hapura mundësitë për të ardhmen”.

Sa i përket karrierës në nivel klubesh, futbollisti preferon të vendosë objektiva të vogla dhe të arritshme, por nuk e fsheh dëshirën për të luajtur një ditë në Spanjë.

“Spanja! Besoj se është liga që i përshtatet më së miri stilit tim të lojës”.

“Lionel Messi është lojtari im i preferuar”, ka përfunduar Krasniqi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.