Edhe në ditën e dytë të protestës, qytetarë të shumtë kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie për rastin e Arlinda Zekajt.
Sikur një ditë më parë, edhe gjatë së enjtes, protestuesit janë ndaluar te Ministria e Drejtësisë, ku po kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i Donika Gërvallës.
Përveç Gërvallës, kërkesë tjetër e protestuesve është edhe dorëheqja ose shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Dorëheqje” dhe “Duam drejtësi”, janë thirrjet kryesore të protestuesve.
Gjithashtu, para Ministrisë së Drejtësië është lëshuar edhe tym i zi dhe janë vendosur letra e pankarta me mbishkrime të ndryshme. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

