Një bisedë telefonike mes Arlinda Zekajt dhe një rreshteri të Policisë së Kosovës nxjerr në pah shqetësimin e saj për familjarët e ish-burrit që ndodheshin në shtëpinë e saj.
Në këtë bisedë, Arlinda ka këmbëngulur se nuk mund të shkonte në shtëpi, duke kërkuar që ata të largoheshin.
Biseda rikthen vëmendjen te mënyra se si u trajtuan shqetësimet e Arlindës dhe te reagimi institucional ndaj kërkesave të saj për ndihmë e mbrojtje.
Komunikimi:
Rreshteri policor: Prokurorja kujdestare thotë se është shënim zyrtar për Prokurorinë. Për momentin nuk është rast, ka mbetë këto çka janë cek me u verifiku nga kamerat e sigurisë.
Arlinda Zekaj: Për çka kamerat e sigurisë? Nuk janë pronar të shpisë..
Rreshteri policor: Prokurori udhëzon çka me bo me një rast.
Arlinda Zekaj: Nuk guxon kështu. Qysh me shku në shpi tem, kur janë njerëzit e panjohur.
Rreshteri policor: Duhet me bo padi në gjykatë, padi civile, që me i dëbu ata prej shpisë.
Arlinda Zekaj: Me shku dikush në shpi tanë, qitash kur shkon me i gjetë, a i len qaty. Kjo është dështim total.
Të plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:


