KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Carrick konfirmon nëse Fernandes do të vazhdojë të jetë kapiten i Man Utd

Carrick konfirmon nëse Fernandes do të vazhdojë të jetë kapiten i Man Utd

Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ka konfirmuar se nuk ka ndërmend t’ia heqë shiritin e kapitenit Bruno Fernandesit, pavarësisht kritikave publike të portugezit ndaj taktikave të tij.

Carrick ka bërë të qartë se Fernandes vazhdon të ketë besimin e tij dhe se angazhimi i mesfushorit ndaj klubit nuk vihet në dyshim.

“Ai është plotësisht i përkushtuar ndaj këtij klubi dhe dëshiron që gjërat të përmirësohen. Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë”, deklaroi Carrick në një konferencë për media.

“Ai është lojtari që e ka udhëhequr ekipin në mënyrë të shkëlqyer në shumë ndeshje dhe prej shumë vitesh, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, shtoi trajneri anglez.

Më herët gjatë kësaj jave, mediat raportuan se Carrick dhe Fernandes kishin zhvilluar një bisedë kokë më kokë, me qëllim që të sqaronin situatën mes tyre dhe të linin pas çdo mosmarrëveshje.

Gjatë këtij takimi, kapiteni portugez thuhet se i kishte konfirmuar trajnerit dëshirën për ta ndihmuar Manchester Unitedin që ta përmirësojë sezonin.

Tashmë, Fernandes pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës kundër Chelseat, ku “Djajtë e Kuq” synojnë të marrin një rezultat pozitiv.

Deklaratat e Carrickut tregojnë se, pavarësisht mospajtimeve të mundshme, ai vazhdon ta konsiderojë Fernandesin një figurë kyçe në skuadër dhe nuk planifikon ta ndryshojë hierarkinë e kapitenëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.