Kordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, pak minuta pasi hyri në objekt edhe kryeministri Albin Kurti, raporton Klan Kosova.
Kurti nuk u deklarua lidhur me kërkesat për dorëheqje të dy ministrave të kabinetit qeveritar, Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës.
Në orën 18:00, pritet që Kurtit t'i dorëzohet raporti siç ka kërkuar për veprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt.
Burimi: klankosova.tv ↗

