NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ekipet e saj kanë realizuar riparimin dhe vendosjen e mbrojtëseve metalike të urës në fshatin Vragoli, e cila ishte dëmtuar një javë më parë.
Sipas njoftimit të kompanisë, punimet kanë përfshirë edhe riparimin dhe rregullimin e dyerve të shkollës fillore në Miradi të Epërme.
Këto intervenime synojnë mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve në hapësirat publike dhe ato shkollore.
NPL “Fushë Kosova” ka bërë të ditur se ekipet e saj do të vazhdojnë angazhimin në terren për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

