Problemet te Barcelona po shtohen. Jules Koundé nuk pritet të rikthehet për ndeshjen e së shtunës kundër Alavésit, pasi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi në kyçin e këmbës.
Mungesa e francezit e rëndon edhe më shumë situatën e Hansi Flickut, i cili nuk mund të llogarisë as në Eric Garcían, Andreas Christensenin dhe Xavi Espartin.
Kështu, Barcelona mbetet me vetëm katër mbrojtës të ekipit të parë në dispozicion: João Cancelo, Pau Cubarsí, Gerard Martín dhe Alejandro Balde.
Pas humbjeve ndaj PSG-së dhe Real Madridit, katalanasit kërkojnë reagim, por kriza e dëmtimeve po ia vështirëson punën trajnerit gjerman. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

