KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kica-Xhelili: Byroja rrezikon të përdoret për shantazh politik

Kica-Xhelili: Byroja rrezikon të përdoret për shantazh politik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se partia e saj e ka votuar në lexim të parë Projektligjin për Byronë, me kushtin që ndërmjet dy leximeve të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për të arritur qëllimin për të cilin është iniciuar.

Ajo ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, drejtësia prezantohet në Kuvend, duke thënë se prej vitesh ekziston një mospërputhje ndërmjet asaj që diskutohet në institucione dhe realitetit në terren, transmeton Klankosova.tv

Kica-Xhelili ka vlerësuar se Byroja, në formën aktuale, nuk përfaqëson mekanizmin që ishte prezantuar fillimisht si institucion për luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe pasurimit të paligjshëm.

“LDK e ka votuar në lexim të parë Projektligjin, me kërkesën që në mes të dy leximeve t’i bëjmë intervenimet e nevojshme, që të arrijë qëllimin për të cilin është nisur. Ka vite që drejtësia ën Kuvend servohet ndryshe nga realiteti që e kemi në terren.

Sot kjo Byro nuk është ai institucion që u referohej si një mekanizëm që do t’i luftonte peshqit e mëdhenj, për shumat milionëshe që i kanë marrë në formë të kundërligjshme nga shteti i Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Deputetja e LDK-së ka paralajmëruar dy rreziqe që, sipas saj, mund të dalin nga funksionimi i këtij mekanizmi.

“I kemi dy rreziqe madhore: e para, do të përdoret si shantazh politik; e dyta, do të pengojë ndjekjen penale të atyre që realisht kanë vjedhur”, është shprehur Kica-Xhelili. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.