KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Prishtina” shkyç mbi 15 konsumatorë për borxhe, paralajmëron vazhdimin e aksionit

KRU “Prishtina” shkyç mbi 15 konsumatorë për borxhe, paralajmëron vazhdimin e aksionit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka shkyçur mbi 15 konsumatorë brenda kryeqytetit për shkak të borxheve të papaguara.

Përmes një postimi në Facebook, kompania ka bërë të ditur se masat janë ndërmarrë ndaj bizneseve dhe amvisërive që kanë obligime të papërmbushura ndaj ujësjellësit.

KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se aksionet do të vazhdojnë dhe se ekipet e saj janë në terren, ndërsa lista e konsumatorëve që do të përballen me masa të tilla po plotësohet.

“Nuk ka më kohë për shtyrje! Shlyeni borxhin SOT”, thuhet në apelin e kompanisë drejtuar konsumatorëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.