Një debat ka nisur sot në Kuvendin e Kosovës mes deputetes së LDK-së, Hykmete Bajramit dhe ministrit të Infrastrukturës, Dimal bashës.
Ajo e ka pyetur Bashën për autostradën e Gjilanit dhe i ka kërkuar një datë konkrete se kur do të përfundoj ajo.
“Çka ka ndodhur me realizimin e autostradës së Gjilanit, a ka datë konkrete, çka ka ndodh me anulimin e kon tratave a janë lidhur të reja, sa është shuma e kontratave dhe aneks-kontratave, sa buxhet dhe cila është data finale që mund t’i thoni sot qytetarëve se rruga mund të lëshohet për qarkullim”, ka thënë Bajrami.
Në lidhje me këtë, Basha ka dhënë detaje.
“Gjendja aktuale në realizimin e punimeve në realizimin fizik, sipas të dhënave të menagjerëve që kanë ëprcjell punimet, është si vijon. Loti 1 është 95%, loti 2 është 81.79%, loti 3 91.92%, loti 4 83.21, loti 5 83.86, loti 6 78.10, loti 7 53,5%, loti 8 91.6%. Këto janë të dhënat e fundit. Mesatarja e realizimit fizik të punimeve del se është 82.7%. Kurse për të përcaktuar kilometrat e mbetur pa përrrfunduar nevojitet një vlerësim i gjendjes faktike. Te shkëputja e kontratave, para se me e marrë detyrën, Ministria e ka njoftu operatorët ekonomik të katër loteve për shkëputjen e tyre. Ndër arsyet kryesore që më janë paraqitur janë mospërputhja mes projektit dhe gjendjes reale në teren, stërzgjatja e punimeve, ndryshimet e çmimeve dhe mungesa e një laborati i kompletuar”, ka thënë Basha.
Ai ka treguar shpenzimet e deritanishme në këtë projekt.
“Te mjetet financiare, për lotin 1 janë shpenzuar 17.7 milionë euro, loti 2 5.3 milionë, loti 3 6.9 milionë, loti 4 7.9 milionë, loti 5 16.47milionë, loti 6 9.9 milionë, loti 7 4.2 milionë dhe loti i 8 12 milionë euro. Shuma totale është përafërsisht 80 milionë euro ndërsa shuma për punime shtesë është 4.15 milionë euro”, ka thënë Basha.
Ai ka thënë se si ministër është angazhuar personalisht për sigurimin e dokumentacionit të këtij projekti.
“Tash e kam një dosje të këtij projekti që do të na shërbej si bazë për angazhimin e një kompanie profesionale që do të adresoj dy çështje 1. përgatitjen e riprojektimit dhe dosjes së tenderit duke përrfshi edhe mbikëqyrjen e projektit dhe 2 kjo kompani duhet të verifikoj sasinë dhe cilësinë e saktë të realizimit të punimeve të realizuara deri më tani në mënyrë që të kemi pasqyre të gjendjes faktike dhe punimeve që mbesin për t’u përfunduar. Keni shkëputur 4 kompanive kontratat, keni obligim t’i tregoni qytetarëve për dëmet buxhetore që kanë shkaktuar në vonesat e realizimit të projektit dhe gjithashtu për dënimet që i janë dhënë kompanive dhe jo vetëm kompanive por edhe zyrtarëve, menaxherëve të kon tratave. Konsideroj që dikush ka pas përgjegjësi aty”, ka thënë Basha.
Në lidhje me këtë, Bajrami ka kritikuar Bashën .
Bajrami, drejtuar Bashës, i ka thënë këtij të fundit se Ministrinë që ai e drejton e ka marrë nga ministri i VV’së, e jo nga ai i LDK’së, PDK’së, apo Aleancës.
‘’Sinqerisht po e kuptoj se pse të gjitha rrugët, projektet e nisura edhe sot e kësaj dite janë pa përfunduar. I ke shpenzu 80 milionë euro, po thu që janë kry 82% e punëve, edhe po thu ‘’kam me kontraktu kompani ndërkombëtare për më e pa cilësinë dhe sasinë e punëve të kryera’’. Sa punëtorë i ki o ministër? Ti nuk e ke marrë ministrinë as prej LDK’së, as prej PDK’së as prej Aleancës, e ke marrë prej ministrit të LVV’së. Qe gjashtë vjet jeni në qeverisje. Po don me kontraktu kompani për më pa sasinë dhe cilësinë e punëve, dhe për me ta bo projektimin për pjesën e mbetur. Këto punë kryhen në fillim të projektit ministër. I ke pagu 82 milionë e tash don me kontrollu cilësinë. Më të vërtetë ky është dështim. Na kërkojmë përgjegjësi. Ma e mira kish me qenë me hap tenderë ndërkombëtar me e pru një qeveri ndoshta me i pru projektet në veti’’, ka thënë Bajrami. /Lajmi.net/

