KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lajm i keq për Kosovën, Dion Kacuri mbetet jashtë për dy ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve

Lajm i keq për Kosovën, Dion Kacuri mbetet jashtë për dy ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve

Dion Kacuri do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Kosovës në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Irlandës, pasi ka pësuar një lëndim në tendinën e Akilit.

Mesfushori 22-vjeçar pritet të jetë jashtë fushave për rreth një muaj, duke mos qenë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto përballje.

Kaçuri iu bashkua kombëtares së Kosovës në vitin 2026, pasi më parë kishte përfaqësuar Zvicrën në disa grupmosha.

Ai e bëri debutimin me “Dardanët” në barazimin 0-0 ndaj Izraelit, kur u aktivizua nga minuta e parë dhe luajti 58 minuta.

Mesfushori është zhvilluar në futbollin zviceran, ku ka qenë pjesë e Grasshopper Zurichut dhe Baselit.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Yverdon-Sportin, ndërsa në vitin 2026 iu bashkua Austrisë Lustenau në formë huazimi nga Baseli.

Lëndimi vjen në një moment kur Kacuri synonte të fitonte më shumë hapësirë te Kosova dhe të shtonte paraqitjet me fanellën e kombëtares.

Tashmë, ai do të përqendrohet te rikuperimi, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.