Dhuna në familje, vazhdon të jetë fenomen shqetësues në shoqërinë tonë.
Vetëm gjatë 24-orëshit të kaluar, në Polici janë raportuar dhjetë raste, shkruan Zeri.info.
Rastet janë raportuar në: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Novobërdë, Shtime, Deçan, Malishevë e Pejë.
Nga këto raste gjashtë persona janë dërguar në mbatje, kurse katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Rastet e raportuara:
Fushë Kosovë 28.10.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 28.10.2026 – 14:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka qenë në lidhje bashkëjetesë viktima, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 27.10.2026 – 21:00. Me 28.10.2026, është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar vajzën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është takuar.
Prishtinë28.10.2026 – 14:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kërcënuar me video incizime viktimën femër kosovare me të cilën ishte në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kamenicë 28.10.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Novobërd 28.10.2026 – 15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur dhe me çrregullime mendore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë.
Shtime 28.10.2026 – 01:15. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si dhe i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Deçan 28.10.2026 – 11:40. Është raportuar se bashkëshortja, në vazhdimësi ka dhunë psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se posedon një armë automatike. Njësia policore ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit ku e ka sekuestruar një armë automatike me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Pejë 28.10.2026 – 18:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Malishevë 28.10.2026 – 22:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor e ka kanosur djalin e saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

