KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rikthehet njësia A3 e Termocentralit “Kosova A”, vazhdon prodhimi i energjisë

Rikthehet njësia A3 e Termocentralit “Kosova A”, vazhdon prodhimi i energjisë

Njësia A3 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim pas përfundimit të ndërhyrjeve teknike dhe sanimit të problemeve të evidentuara.

Sipas njoftimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), njësia është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik në orët e para të mëngjesit dhe aktualisht është në operim të rregullt, me gjendje stabile.

KEK-u ka bërë të ditur se rikthimi i njësisë është rezultat i angazhimit intensiv dhe punës profesionale të ekipeve teknike, të cilat kanë ndërhyrë për eliminimin e problemeve dhe rikthimin e saj në funksion.

Në këtë rast, KEK-u ka shprehur mirënjohje për stafin profesional e teknik dhe të gjithë punonjësit e TC Kosova A, duke vlerësuar angazhimin, përgjegjësinë dhe përkushtimin e tyre në përballimin e sfidave teknike dhe sigurimin e vazhdimësisë së prodhimit të energjisë elektrike.

Me rikthimin e njësisë A3, KEK-u konfirmon se ajo po vazhdon operimin në gjendje stabile.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.