Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka ngjallur kureshtje pas një mesazhi të pazakontë të publikuar në rrjetet sociale.
Ai publikoi një fotografi me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, të cilën e shoqëroi me fjalët:
“Përshëndetje, mirëmëngjes e gjithë familjes blaugrana. Kam nevojë për ndihmë si person dhe si qenie njerëzore”.
Nasraoui nuk sqaroi se për çfarë ndihme bëhet fjalë, duke lënë të hapura shumë pikëpyetje.
Mesazhi vjen pas raportimeve për një incident të pretenduar në aeroportin e Barcelonës, përpara udhëtimit të tij drejt Londrës për ceremoninë e Topit të Artë.
Sipas mediave spanjolle, ai dyshohet se ishte përfshirë në një debat me një punonjëse të aeroportit.
Megjithatë, nuk është konfirmuar ndonjë lidhje mes këtij episodi dhe mesazhit të fundit.
Për momentin, babai i futbollistit nuk ka dhënë shpjegime të tjera, ndërsa arsyeja e kërkesës së tij për ndihmë mbetet mister. /Zëri

