KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Deklarata e Mbappes për ish-liderin e Kinës shkakton përplasje politike, SHBA-ja i del në krah

Deklarata e Mbappes për ish-liderin e Kinës shkakton përplasje politike, SHBA-ja i del në krah

Kylian Mbappe është përfshirë në një stuhi politike që shkon përtej fushës së futbollit. Deklaratat e tij për ish-liderin kinez Mao Ce Dun kanë shkaktuar zemërim në Kinë, por kapiteni i Francës po merr mbështetje të papritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

John Moolenaar, kryetar i komitetit për çështjet e Kinës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, mendon se sulmuesi i Real Madridit nuk ka asnjë arsye për të kërkuar falje.

Sipas mediumit francez Foot Mercato, ndërhyrja e tij e ka zgjeruar këtë përplasje, duke e lidhur me tensionet më të gjera politike mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Reagimet janë shtuar që nga publikimi i videos kontroverse, në të cilën Mbappe e cilësoi Mao Ce Dunin diktator. Disa marka kineze kanë ndërprerë bashkëpunimet me futbollistin.

Federata Kineze e Futbollit ka paraqitur protestë, ndërsa një grup mediatik kinez i ka kërkuar Real Madridit një falje publike, duke e bërë klubin përgjegjës për deklaratat e lojtarit të tij.

Në përpjekje për ta zbutur krizën, e cila ka shkaktuar reagime të shumta gjatë dy ditëve të fundit, Real Madridi, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, si dhe vetë Mbappé kanë kërkuar falje ndaj Kinës.

Megjithatë, Moolenaar e sheh situatën ndryshe. Përfaqësuesi republikan është i vendosur të dënojë atë që e konsideron si dorëzim përballë regjimit kinez.

Në një deklaratë të publikuar nga Komiteti i Përzgjedhur për Kinën, politikani republikan nga Miçigani i doli hapur në mbrojtje sulmuesit francez, duke thënë se Mbappe nuk duhet të kërkojë falje pse e cilësoi Mao Ce Dunin diktator.

“Ylli botëror i futbollit, Kylian Mbappe, nuk duhet të kërkojë falje pse e quajti Mao Ce Dunin diktator. Mao ishte diktator dhe u shkaktoi popullit kinez dëme shumë më të mëdha sesa mund të shkaktojë çfarëdo deklarate e një futbollisti”, deklaroi Moolenaar.

Ai shtoi se diktatura e Maos dhe politikat e tij katastrofike shkaktuan vdekjen e dhjetëra miliona kinezëve gjatë Revolucionit Kulturor, Urisë së Madhe dhe mizorive të tjera.

“Turpi i vërtetë në këtë histori janë kompanitë që nxitojnë të kërkojnë falje vetëm që të mund të vazhdojnë të bëjnë biznes në Kinë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.