Shkolla “Liria” në Pogragjë të Gjilanit tashmë ka ujë të pijshëm, falë kontributit të Shefqet Imerit, bashkëvendas nga kjo zonë që jeton dhe vepron në Zvicër.
Përmes një njoftimi, përfaqësuesit e shkollës kanë shprehur mirënjohje për Imerin, duke theksuar se ky kontribut krijon kushte më të mira për nxënësit dhe stafin.
Falënderime të veçanta, shkolla ka adresuar edhe për Ardian Regjep Xhemailin, për mbështetjen e vazhdueshme në aksionet që organizohen për të mirën e shkollës, si dhe për punëtorët e shoqatës Bekim Hajrizi dhe Fikret Mustafa, për angazhimin dhe ndihmën e tyre.
Në njoftim, shkolla ka vlerësuar kontributin e të gjithë të përfshirëve në sigurimin e ujit të pijshëm, duke theksuar rëndësinë e tij për përmirësimin e kushteve në institucionin arsimor. /Telegrafi/

