Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Juventusi nis kontakte të reja për transferimin e yllit të Man Cityt

    January 8, 2026

    Një anije aliene do të hyjë në atmosferën e Tokës, parashikimi i Baba Vangës për 2026

    January 8, 2026

    Për herë të parë në vite, kjo kompani është më e vlefshme se Apple

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Juventusi nis kontakte të reja për transferimin e yllit të Man Cityt
    • Një anije aliene do të hyjë në atmosferën e Tokës, parashikimi i Baba Vangës për 2026
    • Për herë të parë në vite, kjo kompani është më e vlefshme se Apple
    • Mercedes ndryshon mendje, A-Class vazhdon, por jo më “Made in Germany”
    • Lidhja e Bizneseve: Zjarri në Comodita goditje e rëndë për ekonominë dhe prodhimin vendor
    • Macron kritikon Amerikën: Gradualisht po largohet nga aleatët
    • PDK-ja kërkon shfuqizimin e mijëra votave me postë
    • Bashkimi triumfon në derbin e tensionuar ndaj GO+ Pejës
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Udhëheqësit evropianë mbështesin Danimarkën përballë interesit të ripërtërirë të SHBA-së për Grenlandën

    Udhëheqësit evropianë mbështesin Danimarkën përballë interesit të ripërtërirë të SHBA-së për Grenlandën

    korrektpressBy korrektpressJanuary 6, 2026 Bashkimi evropian 2 Mins Read
    Udhëheqësit evropianë mbështesin Danimarkën përballë interesit të ripërtërirë të SHBA-së për Grenlandën
    Udhëheqësit evropianë mbështesin Danimarkën përballë interesit të ripërtërirë të SHBA-së për Grenlandën
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Udhëheqësit nga fuqitë kryesore evropiane shprehën mbështetje për Danimarkën dhe Grenlandën të martën në një deklaratë të përbashkët, duke thënë se ishulli Arktik i përket popullit të tij, pas interesit të përtërirë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për të marrë territorin danez.

    “Grenlanda i përket popullit të saj. Është detyrë e Danimarkës dhe Grenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën”, thuhet në deklaratën e udhëheqësve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë dhe Danimarkës.

    Udhëheqësit thanë se siguria në Arktik duhet të arrihet kolektivisht me aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, përcjell Telegrafi.

    “NATO e ka bërë të qartë se rajoni i Arktikut është një përparësi dhe aleatët evropianë po rrisin angazhimin”, thuhet në deklaratë.

    “Ne dhe shumë aleatë të tjerë kemi rritur praninë, aktivitetet dhe investimet tona, për ta mbajtur Arktikun të sigurt dhe për të penguar kundërshtarët”.

    Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron të marrë Grenlandën dhe i tha revistës The Atlantic të dielën: “Ne kemi nevojë për Grenlandën, absolutisht. Ne kemi nevojë për mbrojtje”.

    Joint Statement on Greenlandhttps://t.co/ORMWHpKEJt pic.twitter.com/wu1SdF1INN
    — Statsministeriet (@Statsmin) January 6, 2026

    Deklarata e tij vjen pas një operacioni ushtarak amerikan në fundjavë që çoi në kapjen e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe që ka ringjallur më tej shqetësimet midis aleatëve të Uashingtonit në NATO se Grenlanda mund të përballet me një skenar të ngjashëm.

    Grenlanda, ishulli me një popullsi prej 57,000 banorësh, nuk është anëtar i pavarur i NATO-s, por mbulohet nga anëtarësimi i Danimarkës në aleancën ushtarake perëndimore.

    Vendndodhja strategjike e ishullit midis Evropës dhe Amerikës së Veriut e bën atë një vend kritik për sistemin e mbrojtjes nga raketat balistike të SHBA-së.

    Pasuria e tij minerale përputhet gjithashtu me ambicien e Uashingtonit për të zvogëluar varësinë nga eksportet kineze.

    Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha të hënën se qeveria e tij po kërkonte të forconte lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga një marrje e afërt e kontrollit nga SHBA-ja. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Macron kritikon Amerikën: Gradualisht po largohet nga aleatët

    SHBA, Senati voton për të ndaluar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Venezuelës

    Kushtet në burgun famëkeq ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

    Nafta e Venezuelës në qendër, SHBA zbulon planin e saj

    Waymo Ojai së shpejti do të ofrojë udhëtime autonome në të gjithë SHBA-në

    Shorti i lotarisë së Ditës së Krishtlindjeve i jep një gruaje nga Illinoisi një dhuratë prej 350,000 dollarësh

    Trump paralajmëron: SHBA mund të mbikëqyr Venezuelën për vite

    LEXO GJITHASHTU

    Juventusi nis kontakte të reja për transferimin e yllit të Man Cityt

    January 8, 2026

    Një anije aliene do të hyjë në atmosferën e Tokës, parashikimi i Baba Vangës për 2026

    January 8, 2026

    Për herë të parë në vite, kjo kompani është më e vlefshme se Apple

    January 8, 2026

    Mercedes ndryshon mendje, A-Class vazhdon, por jo më “Made in Germany”

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Lidhja e Bizneseve: Zjarri në Comodita goditje e rëndë për ekonominë dhe prodhimin vendor

    January 8, 2026

    Macron kritikon Amerikën: Gradualisht po largohet nga aleatët

    January 8, 2026

    PDK-ja kërkon shfuqizimin e mijëra votave me postë

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.