Dani Carvajal ka zbuluar arsyet që e çuan drejt largimit nga Real Madridi, pas 23 vjetësh të lidhur me klubin madrilen.
Mbrojtësi spanjoll, tashmë futbollist i Getafes, pranoi se humbja e rolit në skuadër gjatë muajve të fundit ishte vendimtare për ndarjen e rrugëve.
“Pas rikthimit nga artroskopia e tetorit, në janar ose shkurt nisa të kisha më pak rëndësi në fushë. Në muajin e fundit, kur titulli ishte pothuajse i humbur dhe ne ishim eliminuar nga Liga e Kampionëve, njerëzit e mi dhe klubi nisën bisedimet dhe vendosëm se ishte më mirë të mos vazhdonim”, deklaroi Carvajal për Cadena SER.
Ai zbuloi gjithashtu se nuk kishte biseduar me Álvaro Arbeloan për mungesën e minutave, por theksoi se i kishte respektuar të gjitha vendimet e trajnerit.
“U përpoqa të stërvitesha dhe të isha në dispozicion, duke pritur mundësinë time. Në asnjë moment nuk u rebelova kundër trajnerit apo klubit”, shtoi spanjolli.
Carvajal u largua nga Reali pas një karriere të jashtëzakonshme, me gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve dhe 27 tituj të fituar me ekipin e parë madrilen.
Tani, te Getafe, ai synon të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij. /Zëri

