Opinionisti Labinot Balaj ka folur lidhur me kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se nuk beson se Partia Demokratike e Kosovës nuk kishte presion ndërkombëtar për rikthimin e ligjit.
“Unë nuk mendoj që kjo tërheqje e Partisë Demokratike është për rezultat i një presioni ndërkombëtar… Rikthimi i ligjit në Kuvend, po na jep njëfarë qartësie që ligji ma shumë ka qenë njëfarë instrumenti, mekanizmi për betejën politike të PDK-së dhe në listën e preokupimeve të PDK-së kjo po rezulton (Haga përkatësisht) dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nuk ka qenë në krye ose më saktësisht preokupimi kryesor…” – tha Balaj.
Për më shumë, ndiqni videon:
Burimi: klankosova.tv ↗

