KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky: Nuk do t’i sulmojë anijet me naftë ruse që janë nisur drejt SHBA-së

Zelensky: Nuk do t’i sulmojë anijet me naftë ruse që janë nisur drejt SHBA-së

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk do të sulmojë anijet që transportojnë naftë dizel ruse drejt Shteteve të Bashkuara, ndërsa ka bërë të ditur se ushtria ukrainase nuk ka marrë urdhër për të ndalur sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës.

Zelensky tha se forcat ukrainase kanë vepruar me më shumë kujdes ditët e fundit, por kanë vazhduar sulmet ndaj objektivave në Rusi, përfshirë rafinerinë e naftës në Riazan.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike janë pjesë e përballjes së vazhdueshme mes Ukrainës dhe Rusisë.

Më herët, presidenti ukrainas kishte propozuar ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Moska do të ndërpriste sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Propozimi synonte arritjen e një marrëveshjeje reciproke për të ndalur goditjet ndaj objekteve energjetike të të dyja palëve.

Megjithatë, sipas deklaratave të Zelenskyt, ushtria ukrainase ende nuk ka marrë udhëzime për t’i pezulluar sulmet ndaj rafinerive ruse. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.