KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sa paguhet një orë pune në Gjermani

Sa paguhet një orë pune në Gjermani

Krahasuar me mesataren e BE-së prej 34.90 euro, kompanitë në Gjermani paguan 29% më shumë për një orë pune. Kjo e rendit Gjermaninë ndër vendet me kostot më të larta të punës në Evropë. Vetëm Luksemburgu (56.80 euro), Danimarka (51.70 euro), Holanda (47.90 euro) dhe Austria (46.30 euro) kishin kosto më të larta të punës në vitin 2025

Kostot e punës në Gjermani, të cilat tashmë janë të larta krahasuar me vendet e tjera evropiane, u rritën ndjeshëm edhe gjatë vitit të kaluar.

Një orë pune në sektorin e prodhimit dhe të shërbimeve kushtoi mesatarisht 45 euro, sipas Zyrës Federale të Statistikave. Krahasuar me një vit më parë, kostot e punës u rritën me 3.6 për qind, diçka më pak se mesatarja e BE-së prej 4.1 për qind, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Kostot e punës përbëhen nga pagat bruto dhe kostot shtesë të pagave, siç janë kontributet e punëdhënësit për sigurimet shoqërore dhe shpenzimet për trajnim. Pagat bruto përfshijnë pagesën për orët e punuara, bonuset, planet e kursimeve të punonjësve dhe kompensimin për ditët e papunuara, siç janë ditët e pushimit.

Krahasuar me mesataren e BE-së prej 34.90 euro, kompanitë në Gjermani paguan 29% më shumë për një orë pune. Kjo e rendit Gjermaninë ndër vendet me kostot më të larta të punës në Evropë. Vetëm Luksemburgu (56.80 euro), Danimarka (51.70 euro), Holanda (47.90 euro) dhe Austria (46.30 euro) kishin kosto më të larta të punës në vitin 2025.

Rritja më e madhe e kostove të punës në vitin 2025 u regjistrua në Bullgari, me 13.1 për qind, e ndjekur nga Kroacia me 11.6 për qind dhe Polonia me 10.5 për qind. Kostot e punës u rritën më pak në Francë, me 2 për qind, në Danimarkë me 3 për qind dhe në Itali me 3.2 për qind. Në Maltë, kostot e punës madje shënuan një rënie të lehtë.

Në një periudhë afatmesme, kostoja për një orë pune në Gjermani është rritur për 22.3 për qind që nga viti 2020, njoftoi Zyra Federale e Statistikave. Rritja më e madhe, prej 30 për qind, u regjistrua në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë. Megjithatë, hendeku me mesataren e BE-së ka ndryshuar shumë pak.

Për shkak të krizës globale, kompanitë në Gjermani planifikojnë të shkurtojnë më shumë vende pune, sipas Institutit ifo. Treguesi për situatën në tregun e punës është përkeqësuar në sektorin e prodhimit, si dhe në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.