KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji për Specialen, Paçarizi-deputetëve: S’është marre me thanë që kemi pasur presion nga BE

Ligji për Specialen, Paçarizi-deputetëve: S’është marre me thanë që kemi pasur presion nga BE

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvendin e Kosovës dhe strategjia shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka qenë temë e diskutimit në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Duke folur rreth kësaj teme, opinionisti Rrahman Paçarizi ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të tregojnë nëse kthimi i ligjit në Kuvend ka ardhur si pasojë e presionit nga Bashkimi Evropian.

“Në këtë kuptim unë mendoj që nuk është marrë me dalë deputetët dhe të tregojnë se kanë pasur nga Bashkimi Evropian. Megjithëse, me aq sa kuptoj një ligj kur miratohet në lexim të dytë, merr formën përfundimtare dhe ai nuk është më pronë e sponsoriuesit, por e Kuvendit të Kosovës.”, ka thënë Paçarizi.

Ai ka folur edhe për hapat që duhet të ndiqen tashmë pas kthimit të këtij ligji në legjislativin e vendit.  

“Ato ndryshime të paktën të sigurojnë një kontroll ose mbikëqyrje profesionale. Brenda kësaj kohe duhet të zhvillohen konsultime brenda Bashkimit Evropian, pastaj duhet të shihet se ku është arritur, a është gjetur ndonjë modus për të bërë ato ndryshime, dhe pastaj të diskutohet në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës duhet të dalë me atë nëse e pranon kërkesën e presidentes për ta kthyer Ligjin.”, ka shtuar ai.

Paçarizi ka thënë se nuk e ka kuptuar ngutinë e miratimit të këtij ligji në Kuvendin e Kosovës, përderisa sipas tij, nuk kanë qenë të bindur deputetët dhe PDK-ja se ai mund të ketë përmbajtje jo të duhur.   

“Ngutja për miratimin e atij ligji është shndërruar si një kurban. Unë madje nuk arrijë ta kuptojë as pozicionin e PDK-së, pse ishte gjithë ajo ngutje, dhe pastaj po kërkojnë vet që ligji të kthehet.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.