Në buxhet për momentin ka një boshllëk prej një miliard eurosh, dhe një miliard euro mungojnë edhe në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor, tha Sanja Llukarevska, deputete e LSDM-së, në debatin e sonte në “Top Tema” në TV Telma.
Sipas saj, ka disa shkurtime të paqarta në rishikimin e buxhetit, duke përmendur edhe shkurtimin e buxhetit për Universitetin ‘’Nëna Terezë’’
“Deri më tani, realizimi i investimeve kapitale, sipas asaj që shohim në faqen e internetit të Ministrisë së Financave nga të gjithë përdoruesit e buxhetit, është 57.1 përqind. Mendoj se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale po udhëheq me pothuajse 5.7 përqind realizim të investimeve kapitale, dhe kjo është ministria që duhet të menaxhojë njësitë e vetëqeverisjes lokale”, tha Llukarevska.
Llukarevska vuri theksin tek shkurtimet e fondeve për Ministrinë e Mjedisit.
“Pra, po shkurtojmë impiantin e pastrimit, po shkurtojmë cilësinë e ajrit, ndotja e ajrit tani do të na trokasë në derë me ardhjen e dimrit dhe kemi një rritje të fondeve buxhetore për blerjen e automjeteve me 79.1 përqind krahasuar me ribalancimin e mëparshëm. Pra, po shkurtojmë strategjinë për luftimin e ndotjes së ajrit, do ta lëmë Ministrinë e Mjedisit të blejë automjete të reja. Nga ana tjetër, po themi se nuk po luksojmë, se nuk po shpenzojmë më shumë se sa është planifikuar”, thotë Llukarevska.
Deputetja e LSDM-së theksoi shkurtimet në Ministrinë e Arsimit, shkurtimet e fondeve në FINKI, në “Nënë Tereza”, në rindërtimin e shkollave fillore, shkurtimet e fondeve për sallat sportive në shkollat fillore, në rindërtimin e shkollave të mesme, në konviktet e studentëve, efikasitetin energjetik të konvikteve të studentëve, etj.
“Në Ministrinë e Shëndetësisë kemi 100 milionë euro më pak se investimet kapitale. Nuk përmendet qendra klinike, spitali në Shtip, në Kërçovë, ka shkurtime në sëmundjet e rralla, etj. Në Ministrinë e Ekonomisë ka shkurtime në programin për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe ka shkurtime në një temë që i prek të gjithë, demografinë”, vuri në dukje Llukarevska.

