KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Filipçe: Në buxhet mungojnë 900 milionë euro

Filipçe: Në buxhet mungojnë 900 milionë euro

Në Buxhet mungojnë 900 milionë euro, ndërsa ribalanci i dytë është pranim i menaxhimit të dobët të financave dhe ekonomisë nga ana e Qeverisë, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

“Gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se buxheti është në gjendje katastrofike, mungojnë pothuajse një miliard euro, 900 milionë euro mungojnë nga buxheti dhe përveç kësaj mungojnë edhe një miliard euro nga Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor për pensionet. Stabiliteti i buxhetit është seriozisht nën kërcënim si dhe pyetjet se ku dhe nga cilat burime në periudhën e ardhshme, qoftë para Vitit të Ri, apo në fillim të vitit të ardhshëm, do të paguhen pagat dhe pensionet”, ka thënë Filipçe.

Ai theksoi se, ndërsa vendet e tjera tashmë po diskutojnë buxhetet për vitin e ardhshëm, Maqedonia po bën një ribalanc të dytë brenda një viti.

“Nuk ka vend që tani bën një ribalanc të dytë të buxhetit. Të gjitha vendet që po menaxhojnë mirë tashmë po diskutojnë buxhetet për vitin 2027. Çfarë po bëjmë ne? Një ribalanc në mënyrë që sapo të përfundojë ky ribalanc, të mund të fillojë dhe të hapet diskutimi për buxhetin e vitit të ardhshëm”, theksoi Filipçe.

Kryetari i LSDM-së, në konferencën e sotme për shtyp tha se ribalanci nuk siguron para për paga më të larta dhe standard më të mirë, por përkundrazi shkurtime në investimet kapitale dhe hap rrugën për huamarrje të reja. Ai kujtoi se me ribalancin e korrikut, deficiti u rrit me shpjegimin se fondet do të shkonin në investime kapitale, por tani ato investime po shkurtohen, ndërsa deficiti i rritur mbetet.

Filipçe tha se planifikimi i dobët shihet edhe te të ardhurat, projeksionin e të cilave Qeveria tani po e zvogëlon, ndërsa borxhi publik, siç tha ai, vazhdon të rritet.

“Nga ana e të ardhurave, nuk ka prova më të mëdha të planifikimit të dobët dhe mungesës së kapacitetit të institucioneve. Konkretisht, në korrik Qeveria e rriti projeksionin në 379.5 miliardë denarë, ndërsa tani po e zvogëlon në 5.3 miliardë denarë në rreth 374 miliardë denarë. Çfarë do të thotë kjo? Se ana e të ardhurave është nënfinancuar seriozisht. Borxhi publik po rritet, do të arrijë në 12 miliardë euro me borxhet e ndërmarrjeve publike, kryesisht të Ndërmarrjes publike ‘Rrugët Shtetërore’”, tha Filipçe, sipas të cilit për dy vjet e gjysmë borxhi është rritur për rreth 4 miliardë euro.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.