KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!

Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!

Postimi i Vlora Çitakut:

UÇK-ja na bashkon!

Sot mbajtëm mbledhjen e parë të Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, në mbrojtje të të drejtave të çlirimtarëve tanë.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive parlamentare, kjo mbledhje dëshmoi një vetëdije të përbashkët politike, qytetare, shtetërore dhe kombëtare për rëndësinë e kësaj çështjeje.

Në frymën e Deklaratës së Kuvendit të 28 shtatorit, diskutuam drejtimet kryesore të strategjisë, caktuam grupet përgjegjëse për hartimin e saj dhe përcaktuam planin e përgjithshëm të punës. Qëllimi ynë është që çlirimtarët tanë ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës në betejën e tyre në apel.

Krahas hartimit të kësaj strategjie, po vazhdon edhe angazhimi për ligjin që synon të forcojë mbrojtjen e të drejtave të çlirimtarëve të UÇK-së.

Për Kosovën dhe për secilin prej nesh, mbrojtja e së vërtetës së luftës sonë çlirimtare, e vlerave dhe e trashëgimisë së lavdishme të UÇK-së është një përgjegjësi që shkon përtej dallimeve partiake.

Është mirë që sot jemi bashkë në këtë mision: për ta kundërshtuar aktgjykimin e padrejtë të shkallës së parë dhe për të siguruar që çlirimtarët tanë të kenë në dispozicion të gjitha mjetet dhe garancitë juridike në betejën për drejtësi.

Në asnjë ditë dhe në asnjë moment, çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm! See less

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.