KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Erduard Berisha, një yll në ardhje në futbollin kosovar me ambicie të mëdha

Erduard Berisha, një yll në ardhje në futbollin kosovar me ambicie të mëdha

Kosova njihet si vatër e talenteve. E një i tillë është edhe Erduard Berisha, i cili po shkëlqen në futbollin kosovar.

Futbollisti nga Klina është duke e kaluar një sezon fantastik në Ligën e Parë të Kosovën.

Me ekipin nga Peja, lojtari ofanziv i ka realizuar 2 gola dhe i ka bërë 7 asistime, duke i zhvilluar 1030 minuta.

Ish-futbollisti i FC Bersa, KF Dukagjini, FC Besa Peja dhe tash KF Rilindja 1974, tregon se e ka nisur karrierën në moshën 10 vjeçare.

Pozita e tij natyrale në fushë është mesfushor ofanziv, por mund të luajë edhe si sulmues krahu.

Berisha flet për sezonin e tij aktual dhe për synimet që i ka për të ardhmen.

“Sezoni aktual po ecën shumë mirë, si në aspektin ekipor, ashtu edhe në atë individual”, thotë futbollisti këmbëshpejtë, me aftësi të jashtëzakonshme teknike.

“Në të ardhmen e shoh veten duke luajtur në një ligë të fortë, dhe pse jo në ndonjë klub të madh. Por, për momentin fokusi im është të punoj fort, të përmirësohem çdo ditë dhe ta jap maksimumin për KF Rilindjen. Por, gjatë karrierës nuk e fsheh dot ëndrrën time më të madhe që të luaj për një klub të madh evropian”, u shpreh tutje ai.

Natyrisht, si çdo lojtar tjetër, edhe 21-vjeçari e ka në mendje Kombëtaren, e cila është kulmi dhe krenari për një futbollist.

“Sigurisht që Kombëtarja e Kosovës është një nga synimet e mia më të mëdha. Shpresoj që një ditë të më jepet mundësia ta vesh fanellën e Kosovës”, shtoi ndër të tjera Berisha.

I kënaqur me zhvillimin e lojtarit është edhe menaxheri i tij, Ylber Krasniqi, i cili është me bazë në Zvicër.

Dikur edhe vetë futbollist, Krasniqi ndihet i kënaqur me progresin e Berishës, të cilin e inkurajon të vazhdojë të punojë që një ditë t’i vjel sukseset e punës, sakrificës dhe mundit të bërë.

“Erduardin e përcjelli që 4 vite. Rrugëtimin deri tash e kemi bërë bashkë me angazhim maksimal me training plus dhe mendoj se kemi me e pas një sukses në të ardhmen, falë talentit që e ka, por edhe për punën, e këto dyja e bëjnë një kombinim të mirë”, thotë Krasniqi.

Ai zbulon se për futbollistin e lindur më 17.03.2005 ka interesim nga klube vendore, por edhe nga jashtë saj.

“Kemi oferta në Zvicër e Austri, por edhe në Superligën e Kosovës dhe të Shqipërisë. Synimi është që të arrijë në arenën ndërkombëtare dhe të luajë për Kosovën”, përfundoi menaxheri Krasniqi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.