Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim konkret për Ibrahim Mazën në prag të afatit kalimtar të janarit. Sipas raportimeve, klubi francez e ka përfshirë mes kandidatëve në listën e përforcimeve të mundshme, ndërsa edhe përfaqësuesit e futbollistit janë në dijeni të këtij interesimi.
Maza mund të jetë një nga alternativat e PSG-së për repartin ofensiv, madje edhe si zëvendësues i mundshëm i Khvicha Kvaratskhelias, në rast se klubi vendos të ndërhyjë në këtë pozicion gjatë merkatos së dimrit.
Megjithatë, Bayer Leverkuseni nuk shqetësohet nga interesimi i parisienëve dhe ka plane të qarta për të ardhmen e talentit të tij. Klubi gjerman synon t’ia zgjasë kontratën përtej vitit 2030, duke përfshirë edhe një rritje të pagës. Në Leverkusen, Mazën e shohin si një lojtar kyç për të ardhmen dhe nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtësisht prej tij.

