KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rizvanolli fton investitorët gjermanë të investojnë në sektorin energjetik

Rizvanolli fton investitorët gjermanë të investojnë në sektorin energjetik

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili po mbahet në Prishtinë, nën moton “Driving the Next Economy”.

Forumi është organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) dhe synon të promovojë potencialin e Kosovës për bashkëpunim ekonomik, tërheqje të investimeve dhe integrim në tregjet evropiane.

Në fjalën e saj, ministrja Rizvanolli theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke vënë në pah potencialin për investime dhe bashkëpunim të mëtejshëm, veçanërisht në sektorin e energjisë, njofton ME.

Ajo tha se Gjermania ka qenë pranë Kosovës që nga lufta për liri dhe pavarësi, në ndërtimin e institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe avancimin e perspektivës evropiane të vendit, dhe shprehi pritshmërinë që kjo marrëdhënie e qëndrueshme të reflektohet edhe në rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.

Ministrja Rizvanolli theksoi se sektori i energjisë paraqet mundësi të veçanta për thellimin e këtij partneriteti, përmes mundësive për investime private nëpërmjet ankandeve konkurruese, si dhe investimeve në kapacitetet e nevojshme të ruajtjes së energjisë. Ajo shtoi se mundësitë e bashkëpunimit përfshijnë jo vetëm financimin e projekteve, por edhe ndërtimin, furnizimin me pajisje, si dhe operimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Në këtë kontekst, ministrja i ftoi bizneset dhe investitorët gjermanë që të përgatiten për ankandet e ardhshme të energjisë së ripërtëritshme, të shqyrtojnë mundësitë e partneritetit me kompanitë lokale, dhe të shfrytëzojnë potencialin në rritje për investime në sisteme të ngrohjes me efiçiencë të energjisë.

Po ashtu, ministrja tha se synimi është që partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë të konkretizohet përmes projekteve të suksesshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në forum po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Gjermanisë, përfaqësues të bizneseve, investitorë dhe ekspertë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe identifikimit të mundësive të reja për bashkëpunim ekonomik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.