KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hajrizi: Nuk shesim metra katrorë, por vizion dhe mundësi – nga Kosova synojmë tregun global

Hajrizi: Nuk shesim metra katrorë, por vizion dhe mundësi – nga Kosova synojmë tregun global

Inovacioni dhe qëndrueshmëria po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në mënyrën se si bizneset zhvillohen, krijojnë produkte të reja dhe u përgjigjen nevojave të shoqërisë.

Pikërisht për ndërthurjen e këtyre dy fushave, për të ardhmen e ndërtimit dhe projektet që synojnë të sjellin një qasje të re në tregun kosovar, për Telegrafin ka folur Besart Hajrizi, bashkëpunëtor për Qëndrueshmëri dhe Inovacion në Insta Innovation Center në kuadër të Pllana Ventures.

– YouTube www.youtube.com

Hajrizi tha se grupi në të cilin veprojnë përfshin disa entitete biznesore që lidhen mes vete, që nga investimet dhe zhvillimi i projekteve të patundshmërisë, deri te sistemet inovative të ndërtimit dhe aktivitetet që lidhen me hulumtimin, zhvillimin dhe inovacionin.

Sipas tij, ambicia kryesore është që industria tradicionale e ndërtimit të transformohet gjithnjë e më shumë në një proces të standardizuar prodhimi.

Një prej elementeve që ai veçoi është sistemi konstruktiv i kompanisë, përmes të cilit pjesa dërrmuese e një objekti realizohet në fabrikë.

“Pretendojmë dhe realisht e kemi transformuar industrinë ndërtimore në prodhim, që nënkupton se 98 për qind e shtëpisë ndërtohet në fabrikë dhe vetëm dy për qind ‘on-site’”, tha Hajrizi.

Njerëzit, proceset dhe produkti në qendër të zhvillimit

Hajrizi shpjegoi se zhvillimi i produkteve dhe projekteve mbështetet në një kornizë të quajtur “5P”, e cila fillon me njerëzit dhe vazhdon me proceset, produktin, projektin dhe profitin.

Besart Hajrizi, pu00ebrfaqu00ebsues nga Pllana Ventures Foto: Ridvan Slivova

Ai theksoi se njerëzit konsiderohen aseti më i rëndësishëm i kompanisë, ndërsa proceset janë thelbësore për transformimin e një ideje në produkt që mund të komercializohet dhe të krijojë vlerë në treg.

Megjithatë, sipas tij, rezultati financiar nuk shihet si qëllimi i vetëm përfundimtar.

Hajrizi tha se rëndësi ka edhe ndikimi që biznesi krijon në mjedis dhe shoqëri, qoftë përmes aktiviteteve edukative, organizimeve profesionale apo iniciativave që promovojnë standarde më të larta të qëndrueshmërisë.

Në këtë kuadër, Insta Innovation Center ka organizuar edhe “Sustainability Day”, duke mbledhur ekspertë të fushave të ndryshme për të diskutuar mbi të ardhmen e ndërtimit dhe standardet që kompanitë duhet të plotësojnë.

Certifikimi si kusht për cilësi dhe tregje ndërkombëtare

Një tjetër çështje që Hajrizi e konsideron të rëndësishme është certifikimi i produkteve.

Besart Hajrizi, pu00ebrfaqu00ebsues nga Pllana Ventures Foto: Ridvan Slivova

Sipas tij, kompanitë që synojnë të punojnë me partnerë ndërkombëtarë duhet t’i harmonizojnë produktet dhe proceset me standardet relevante, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e produktit dhe në mundësinë për të hyrë në tregje më të mëdha.

“Që të jenë produktet cilësore, ato duhet të jenë të certifikuara”, theksoi ai.

“Nuk shesim metra katrorë, shesim mundësi dhe vizion”

Një pjesë e rëndësishme e intervistës iu kushtua projektit që po zhvillohet në hyrje të Prishtinës.

Hajrizi tha se filozofia e kompanisë nuk është e orientuar thjesht drejt shitjes së sipërfaqeve të objekteve.

“Ajo që neve na karakterizon është se ne nuk shesim metra katrorë. Ne shesim mundësi. Ne shesim vizion”, deklaroi ai.

Sipas tij, objekti fizik është vetëm mjeti për realizimin e një vizioni më të gjerë.

Ai tha se në Kosovë shumë hapësira rezidenciale janë shndërruar me kalimin e kohës në zyra dhe ambiente komerciale, ndërkohë që synimi i projektit të ri është krijimi i një ambienti të projektuar që nga fillimi për nevojat e bizneseve.

Hajrizi tha se ideja është të krijohet një ekosistem ku bizneset kosovare të kenë mundësi të bashkëpunojnë, të gjenerojnë inovacion dhe njëkohësisht të ekspozohen ndaj tregut ndërkombëtar.

“Inovacioni është rezultat i bashkëpunimit”, tha ai.

World Link Towers, hapësirë për biznes dhe zgjerim nga Kosova në botë

Duke folur për World Link Towers, Hajrizi tha se projekti konceptohet mbi tri shtylla kryesore: bashkëpunimin, inovacionin dhe mundësinë që bizneset të rriten e të zgjerohen globalisht nga Kosova.

Sipas tij, vizioni është që kompanive vendore t’u krijohet një ambient ku mund të ndërveprojnë mes vete dhe të zhvillojnë produkte apo shërbime me potencial për tregje ndërkombëtare.

“Prej Kosovës nëpër botë është e mundur”, u shpreh Hajrizi.

Ai tregoi se kompleksi përfshin dy kulla, të quajtura Alfa dhe Omega, me rreth 15 mijë metra katrorë secila, si dhe hapësira të tjera përcjellëse.

Në kompleks parashihen, ndër të tjera, çerdhe për fëmijë, restorante dhe hapësira fitnesi, me synimin që njerëzit të mund të kryejnë një pjesë të madhe të aktiviteteve të tyre të përditshme brenda të njëjtit ambient.

Projekti parashikon gjithashtu katër nivele nëntokësore dhe rreth 750 vende parkimi.

Një element që u veçua gjatë intervistës ishte çerdhja, e cila synon t’ua lehtësojë përditshmërinë prindërve që punojnë në kompleks, duke u mundësuar që fëmijët t’i kenë pranë vendit të punës.

Gjelbërimi dhe qëndrueshmëria pjesë e vizionit

I pyetur nëse në projekt është përfshirë edhe aspekti ambiental, Hajrizi konfirmoi se gjelbërimi dhe elementet e qëndrueshmërisë janë pjesë e vizionit të projektit.

Ai theksoi se qëllimi nuk është vetëm krijimi i një projekti të madh ndërtimor, por zhvillimi i një koncepti që u përgjigjet nevojave konkrete të njerëzve dhe bizneseve.

“Qëllimi ynë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë që thjesht të shesim metra katrorë. Ideja jonë është që t’i përmbushim kërkesat dhe nevojat e klientëve”, tha Hajrizi.

Në fund të intervistës, ai përsëriti filozofinë që, sipas tij, qëndron pas zhvillimeve të kompanisë.

“Ne nuk shesim metra katrorë. Ne shesim vizion dhe mundësi që e lehtësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, por edhe mundësojnë rritjen dhe zhvillimin globalisht. Prej Kosovës nëpër botë është e mundur”, përfundoi Hajrizi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.