KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu takon Marash Dukajn, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Malit të Zi

Haxhiu takon Marash Dukajn, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Malit të Zi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pritur në takim Marash Dukajn, ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi.

Haxhiu, përmes postimit në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se gjatë takimit ata kanë diskutuar për marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, raporton Zeri.info.

Ajo ka vlerësuar gjithashtu kontributin e shqiptarëve në Mal të Zi në zhvillimin e vendit dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy shteteve.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit i është kushtuar modernizimit të administratës publike, digjitalizimit të shërbimeve dhe zbatimit të reformave në kuadër të integrimit evropian.

Sipas Haxhiut, shkëmbimi i përvojave ndërmjet administratave të dy vendeve do të ndihmonte në përmirësimin e shërbimeve dhe do t'i mundësonte Kosovës të përfitonte nga përvoja e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fund, Haxhiu ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e ministrit Dukaj në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve dhe për mbështetjen e Malit të Zi në rrugën evropiane të Kosovës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.