KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani ftohet për të folur në ‘Oxford Union’: Mundësi për ta prezantuar të vërtetën historike të Kosovës

Osmani ftohet për të folur në ‘Oxford Union’: Mundësi për ta prezantuar të vërtetën historike të Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar për të folur në Oxford Union, mundësi kjo, që ta prezantojë të vërtetën historike të vendit.

Me nder të veçantë pranova ftesën për të folur në Oxford Union, një platformë me mbi dy shekuj traditë të debatit të lirë, e cila ka mirëpritur disa nga figurat më të mëdha të historisë politike, shkencore dhe shoqërore, ndër ta Winston Churchill, Ronald Reagan, Bill Clinton, Nelson Mandela, Nëna Terezë e Albert Einstein. Një traditë që e ka shndërruar këtë institucion në një hapësirë ku idetë e mëdha përballen, sfidohen dhe kontribuojnë në formësimin e debatit publik.

Të jem pjesë e këtij dialogu, përkrah një tradite të tillë intelektuale, është një nder i veçantë dhe një mundësi për ta përfaqësuar Kosovën, historinë e saj të lirisë dhe aspiratën e saj për një të ardhme të sigurt, demokratike dhe euroatlantike. See less

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.