KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohet për 48 orë një i dyshuar në rastin “Laboratori ’25”

Ndalohet për 48 orë një i dyshuar në rastin “Laboratori ’25”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar në rastin “Laboratori ’25”, i cili lidhet me veprat penale të krimit të organizuar dhe falsifikimit të dokumenteve.

Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i dyshuari me inicialet B.K. dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Rasti lidhet me një operacion policor të realizuar më 21 janar 2025, kur ishte arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar”.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale bëjnë të ditur se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin “Laboratori ’25”.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.