KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ky është vendimi i Gjykatës për paraburgimin ndaj Jeton Sylajt

Ky është vendimi i Gjykatës për paraburgimin ndaj Jeton Sylajt

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas vendimit të datës 27 tetor 2026.

Sipas vendimit të gjykatës – dokument të cilin e ka siguruara gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, masa e paraburgimit është caktuar për një muaj, duke filluar nga 26 tetori 2026, në orën 20:00, deri më 25 nëntor 2026, në orën 20:00.

Vendimi është marrë nga Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal i Gjykatës Themelore në Pejë, pas mbajtjes së seancës dëgjimore më 27 tetor 2026, në prani të prokurorit të shtetit dhe mbrojtësit të të pandehurit.

Në dokument thuhet se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është paraqitur nga Prokuroria Themelore në Pejë, në kuadër të procedurës penale ndaj të pandehurit./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.