KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

OEK-ja dhe GIZ-i diskutojnë themelimin e qendrës për biznes të përgjegjshëm në Kosovë

OEK-ja dhe GIZ-i diskutojnë themelimin e qendrës për biznes të përgjegjshëm në Kosovë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në bashkëpunim me GIZ-in, ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të organizatave donatore, partnerëve zhvillimorë dhe institucioneve publike, për të diskutuar themelimin e Responsible Business Hub (RBH) Kosovo.

Në takim u prezantuan përvojat ndërkombëtare dhe mundësitë për përshtatjen e praktikave të biznesit të përgjegjshëm me nevojat e kompanive në Kosovë. Diskutimet u përqendruan në mbështetjen e sektorit privat për përmbushjen e standardeve dhe kërkesave ndërkombëtare, përfshirë HREDD, ESG dhe CBAM.

Përmes themelimit të kësaj qendre, OEK-ja synon t’i ndihmojë bizneset vendore të përshtaten me kërkesat e tregut evropian, të rrisin konkurrueshmërinë dhe të forcojnë kapacitetet për zhvillim të përgjegjshëm, të gjelbër dhe të qëndrueshëm.

OEK-ja ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët zhvillimorë dhe institucionet për të krijuar mundësi të reja për bizneset kosovare dhe për të mbështetur integrimin e tyre në tregjet evropiane.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.