KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova dhe Belgjika thellojnë bashkëpunimin në luftimin e krimit, Qeveria miraton marrëveshjen

Kosova dhe Belgjika thellojnë bashkëpunimin në luftimin e krimit, Qeveria miraton marrëveshjen

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Mbretërinë e Belgjikës për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale.

Marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në sigurimin e provave, zhvillimin e procedurave penale dhe luftimin e krimit ndërkufitar.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se marrëveshja krijon një kuadër më të qartë ligjor për bashkëpunimin në çështjet penale.

Ajo ka theksuar se përmes kësaj marrëveshjeje rregullohen edhe procedurat për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, si dhe krijimin e grupeve të përbashkëta hetimore.

Marrëveshja parasheh gjithashtu rregulla të përbashkëta për shkëmbimin e provave, kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale, si dhe trajtimin e kërkesave për ndihmë juridike.

Sipas njoftimit, synimi është rritja e efikasitetit të autoriteteve të të dyja vendeve në luftimin e kriminalitetit transnacional.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.