Një person nga fshati Baballoq i Deçanit ka vdekur në QKUK, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 26 tetor 2026, rreth orës 14:40, transmeton Klankosova.tv.
Viktima, e cila ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë më 27 tetor, rreth orës 07:43.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Burimi: klankosova.tv ↗

